Drejt fundit rikonstruksioni i rrugës “Demokracia”, Mziu: Ndihmon banorët e dy bashkive

Rruga e re “Demokracia” prej 7 km, e cila lidh banorët e Kamzës me Paskuqanin do të jetë tërësisht e hapur për qarkullimin e automjeteve.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, inspektoi punimet e asfaltimit në lotin e dytë të rrugës “Demokracia”, një investim që ju vjen në ndihmë edhe banorëve të Tiranës.

Xhelal Mziu: “Jemi në inaugurimin e lotit të dytë të rrugës “Demokracia” në Paskuqan. Është një investim i financuar 100% nga buxheti i Bashkisë. Janë  3 lote të financuara nga Bashkia që kanë një vlerë më shumë sesa 2.5 miliardë lekë. Ishte kërkuar për më shumë sesa katër vite financimi i investimit të kësaj rruge nga buxhetin e shtetit, po pavarësisht se ishte projekti më i rëndësishëm i Bashkisë Kamëz, që kishte një impakt për Paskuqanin, për Kamzën, por edhe për Tiranën, nuk u mundësua financimi i saj për arsye politike.  Investimi i kësaj rruge, jam i sigurt, që do të japë një impakt të jashtëzakonshëm social, por edhe ekonomik në këtë zonë. Mosfinancimi nga buxheti i shtetit, por financimi i saj vetëm me të ardhurat e Bashkisë ka cunguar investimet në sektorë të tjerë të Kamzës

Prej vitesh rruga e Paskuqanit ishte një ndër më problematiket në zonën e Kamzës, duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve drejt Tiranës, veçanërisht gjatë dimrit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com