Drejtori i shkollës rreh nxënësin dhe prindin e tij

Drejtori i shkollës së fshatit Doganaj të Kaçanikut ndodhet në paraburgim.

Nehad Selmani dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj një nxënësi të shkollës e më pas edhe ndaj prindit të tij.

Rastin për mediat vendore e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Po është arrestuar, po mbahet në paraburgim. Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë”, ka thënë shkurt ai në një prononcim.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com