Dukesha Kate vesh të njëjtin fustan pas një viti

William dhe Kate arritën në Londër për Samitin e parë të Shëndetit Mendor Global Ministerial në County Hall.

Ky samit kishte për qëllim të ndihmonte në përmirësimin e shëndetit mendor në mbarë botën dhe çifti mbretëror u prit nga Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ajo çfarë ra në sy ishte veshja e Kate. Dukesha e Kembrixhit u shfaq me një fustan ngjyrë jarganvani të stiluar nga Emilia Wickstead.

Por 36-vjeçarja u pa për herë të parë më të njëjtin fustan me vlerë 1.350 paund në Hamburg të vitit të kaluar, para se të ngelte shtatzënë me princin Louis.

Por pavarësisht se zgjodhi një fustan që e kishte veshur një vit më parë, Kate dukej mahnitëse dhe tepër elegante.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com