Policia e Durrësit ka prangosur bashkëshortin, efektiev i policisë, një ditë pas ngjarjes së rëndë ku 47-vjeçarja  bashkëshortja e tij Merita Hajdari i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

Policia ka dyshime të forta se Sherif Hajdari, ka qënë arsyeja që ka shtyrë bashkëshorten e tij të shkoj drejt këtij vendimi ekstreme në vetëflijim.

I prangosuri Sherifi Hajdari i ka thënë grupit hetimor gjatë dëshmisë së tij se përpara se bashkëshortja të kryente vetëvrasje me armën e shërbimit kanë debatuar ashpër.

Mungojnë detaje të tjera, por grupi hetimor lidhur me këtë deklaratë dyshon se ky konflikt çoi 47 vjeçaren drejt vetëflijimi. Dëshmia e bashkëshortit të të ndjerës ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre ishte mjaft e tensionuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në banesën e çiftit në lagjen numër 7 Durrës.

Aktin e rëndë nëna e dy fëmijëve e ka ndërmarr edhe në prani të personave të tjerë, të cilët u bënë dëshmitarë okularë të kësaj ngjarjeje.

Në momentin që blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje i kanë gjetur të afërmit në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas banorëve të zonës, familja Hajdari ka një reputacion të mirë në lagjen ku ata jetojin prej vitesh.