Dy ministra serbë nuk lejohet të hyjnë në Kosovë

Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviç dhe ai i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin kanë bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë.

Por mësohet se kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga institucionet e Kosovës, raporton Lajmi.net.

Stefanoviç dhe Vulin nuk do të mund të hyjnë në Kosovë deri në një vendim të ardhshëm nga Ministria e Jashtme.

Dy zyrtarët serbë janë të papranueshëm që të hyjnë në Kosovë për shkak të deklaratave dhe pozicioneve që mbajnë.

Edhe Marko Gjuriç ka bërë kërkesë që të hyjë në Kosovë. Por, edhe atij i është refuzuar kërkesa. Por ai  ka thënë të premten se askush nuk mund ta ndalojë, ndërkohë që mund edhe të arrestohet nëse tenton të hyjë në Kosovë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com