Egjipt – Rritet bilanci nga përplasje e dy trenave, 41 të vdekur, 120 të plagosur

Të paktën 41 të vdekur dhe 120 të plagosur është bilanci i një aksidenti hekurudhor në Egjipt. Dy trena pasagjerësh janë përplasur me njëri-tjetrin për shkaqe ende të paditura. Autoritetet egjiptiane kanë urdhëruar hetim të aksidentit si dhe kanë ofruar kompensim financiar për gjithë familjet e viktimave.

Dy trena pasagjerësh janë përplasur në veri të Egjiptit, duke vrarë të paktën 41 persona dhe duke plagosur më shumë se 120 të tjerë. Trenat, njëri duke udhëtuar nga kryeqyteti Kajro dhe tjetri nga Porti Said, u përplasën në qytetin bregdetar të Aleksandrias rreth orës 14:15 me orën lokale. Sipas raportimeve, njëri prej mjeteve ishte ndaluar pas një keqfunksionimi që ministri i transporteve Hisham Arafat e konsideroi si “gabim njerëzor”.

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi një hetim lidhur me aksidentin dhe qeveria premtoi kompensim financiar për familjet e viktimave. Kjo ngjarje ka gjasa të nxisë një valë të re protestash mbi keqmenaxhimin dhe kushtet e këqija të sistemit të transportit të vendit.

Aksidente të tilla fatale nuk janë të padëgjuara në Egjipt. Në 2013, dhjetëra njerëz u vranë kur një tren u përplas me një minibus dhe të tjera mjete në jug të Kajros. Ndërkohë aksidenti më vdekjeprurës hekurudhor ndodhi pranë kryeqytetit në vitin 2002, kur një zjarr shpërtheu në një tren pasagjerësh duke i marrë jetën më shumë se 370 personave.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com