Ekspozita ‘Fractured Body’ sjellë në Shqipëri 18 artistë amerikanë

Fractured Body është tema e ekspozitës që ka bërë bashkë  në Tiranë 18 artistë amerikanë dhe dy shqiptarë. Vizatimet e artistëve bashkëkohore kanë në qendër të tyre qënien njerëzore ndërsa sipas kuratorëve ekspoztia është një shkëmbim kulturash e idesh përmes artit.

Ekspozita ‘Fractured Body’ ka sjellë në Tiranë 18 artistë nga New York-u mes tyre edhe 2 shqiptarë. Punimet e artistëve bashkëkohorë synojnë të eksplorojnë qenien njerëzore përmes figuracionit, ndërsa në vetvete ekspoztia është një shkëmbim kulturash e idesh përmes artit. Graham Day Guerra pedagog i arteve pamore në New York, njëkohësisht edhe njëri prej kuratorve rrefen për këtë ekspericen bashkëpunimi dhe sfidat.

‘Ka qënë vërtet e mrekullueshme për mua të vijë në Shqipëri si pjese e këtij bashkëpunimi.Në ekspozitë janë përdorur disa teknika si piktura, vizatimi, imazhet 3d, dizajni. Çdo artist përcjell një mesazh ndryshe nga tjetri, sfida kishte të bente me kërkesën time që çdo njeri prej tyre duhet të realzionte punime mbi figuracionin’

Alkan Nallbani, artist shqiptar që prej afro dy dekadash jeton në New York shprehet se  në qendër të ekspozitës është vizatimi si një teknikë e veçantë.

Ekspozita përmban edhe elementë shumë të rëndësishëm didaktikë. Pedagogu i Arteve të Bukura Ardian Isufi e sheh atë si një workshop shumë të vlefshëm për studentët shqiptarë.

Punimet e 18 artistve amerikanë dhe shqiptarë do të ekspozohen në Galerinë e Universitetit të Arteve ‘Fab’deri në datën 17 prill.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com