Ekstradohet Gerd Gjenerali. I dënuar për vrasjen e Naim Zyberit në Itali

Ekstradohet nga italia 40-vjeçari Gerd Gjenerali. Ai njihet në Tiranë për aktivitetin e tij kriminal ku mes të tjerave është edhe vrasja e Naim Zyberit. 40-vjeçari do ta vuajë në Shqipëri, pjesën tjetër të dënimit me burg të përjetshëm. Së bashku me Arben Grorin, ata vranë në fund të vitit 1997 në një spital, në Milano, Naim Zyberin, pasi e kishin plagosur më parë. Sipas autoriteteve italiane, Gjenerali kishte marrë pjesë edhe në plagosjen e Zyberit. Dyshohet se ai që kaloi sigurinë në spital, duke e fshehur pistoletën me të cilën u krye krimi, në një tufë me lule dhe dukë u thënë efektivëve të policisë italiane se ishte mik i Zyberit. Arben Grori e akuzonte Zyberin për vrasjen e të vëllait të tij, Arturit, në korrik të vitit 1997. Edhe Grori po e vuan dënimin me burg përjetë në Shqipëri. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, Gerd Gjenerali, iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com