Elbasan, i riu kapet me 4 mina me telekomandë

Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë. Në Elbasan është arrestuar Petraq Kote, 28 vjeç, banues  në Tiranë poseduesi i tyre.

“Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” informon policia e Elbasanit

Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste.

Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote,i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  të parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Operacioni policor u kodua “Mengel”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com