Elbasan – Jetojnë në varfëri, kompjuter dhe ushqime për familjen nga Shushica

Ushqime dhe një kompjuter janë dhuruar për familjen e Ilir Kallogjerit në Shushicë të Elbasanit, që ditë më parë tërhoqi vëmendjen për shkak të kushteve të vështira ku jetonte.

Kompjuteri ishte në ndihmë të djalit 10 vjeçar të paralizuar që do ta ndihmojë për të ndjekur mësimet.

Pas publikimit të lajmit në Ora News, qytetarë të Elbasanit ndihmojnë familjen Kallogjeri nga Shushica.

Pasi kanë parë kushtet e vështira ku familja e Ilir Kallogjerit jeton, një qytetar nga elbasani, punonjës në një media lokale dhuroi ushqime, ndërsa dëshira e djalit 10 vjeçar të paralizuar për një kompjuter që ta ndihmonte për të mësuar u realizua falë Presidentit të Klubit të Futbollit të Elbasanit, Arben Laze, i cili dhuroi kompjuterin e tij.

Ilir Kallogjeri: Nuk e prisja kompjuterin por çuni e kishte me qejf dhe ju plotësua dëshira.

Lindita Kallogjeri: U gëzova shumë që mu plotësua dëshira e djalit tim. Faleminderit shumë.

Familja me 7 anëtarë jeton vetëm me ndihmën 9900 lekë të rinj, që sigurohet nga kempi i djalit me aftësi të kufizuara.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com