Emiljano Shullazi thotë se disponon përgjime për prokuroren e çështjes

Emiljano Shullazi deklaron se disponon përgjime ku prokurorja mëson dëshmitarët se çfarë të thonë në gjyq.

“Kemi incizime për ju kur mësoni dëshmitarët sesi të flasin në Gjykatë” i ka thënë Shullazi prokurores.

Dy prokurorët e çështjes janë Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.

Në seancën e sotme u bë ballafaqimi i noteres Aida Spahiu dhe biznesmenit Ylvi Beqaj. Shkak i ballafaqimit janë bërë deklarime kontradiktore të tyre në lidhje me kërcënimet që sipas prokurorisë, ata kanë marrë nga Emiljano Shullazi.

Noterja Spahiu përballë Beqajt mësohet të ketë deklaruar se nuk kishte pasur kërcënim nga palët, “kontrata është nënshkruar me mirëkuptim të plotë” u shpreh ajo.

Edhe Romeo Tarja para Beqajt mohoi të ketë pasur kërcënime nga Shullazi dhe grupi i tij.

Ndërkohë Besnik Musai eshte shprehur se: Ylvi Beqaj është kërcënuar nga Shullazi dhe kontrata është bërë në zyrën e mbyllur me qepena

Edhe seancën e sotme avokatët e të pandehurve kërkuan ndryshim të masës së sigurisë sepse kane kohe në paraburgim  dhe se prokuroria po zvarrit procesin

Prej muajsh në Gjykaten e Krimeve të Rënda ka nisur shqyrtimi i dosjes për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit, të akuzuar për disa vepra të rënda penale që nga gjobëvënia e deri te kërcënimi për jetën.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com