Erdogan: Greqia të ekstradojë anëtarët e Feto. Tsipras: Gjykatat të pavarura nga qeveria

“Divergjencat mund të zgjidhen me dialog”. Me këto fjalë, Recep Tayip Erdogan dhe Alexis Tsipras përfunduan takimin dypalësh me rastin e vizitës së këtij të fundit në Ankara. Mediat komentojnë se dy liderët megjithë diskutimet disa orëshe nuk kanë arritur të kenë qëndrime të përbashkëta. Gjatë bisedës dy krerët e shteteve u përballën me tema shumë delikate në marrëdhënien shpesh kontroverse e konfliktuale midis Greqisë dhe Turqisë.

Presidenti Erdogan u ndal veçanërisht tek mbrojtja që Athina u ka ofruar tetë ushtarakëve turq të cilët dyshohet se morën pjesë në grushtin e shtetit të vitit 2016.

“Presim që Greqia të mos kthehet në një strehë për pjesëtarët e grupeve terroriste si FETO, PKK-ja dhe Fronti revolucionar popullor i çlirimit. Edhe një herë u ritheksova miqve tanë grekë kërkesën për të ekstraduar anëtarët e grupit Feto, të Fetullah Gulen”, theksoi Erdogan.

Natyrisht Greqia ka sistemin e vet gjyqësor. Pavarësia e gjyqësorit është absolute dhe respektohet plotësisht ndarja mes pushteteve kushtetuese të Greqisë. Ka pasur disa vendime të drejtësisë greke, të cilat duhet t’i respektojmë,”tha Tsipras.

Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe bashkëpunim energjetik dhe vendosjen e lidhjeve mes Izmirit dhe Selanikut. Vizita e kryeministrit helen mbyllet të mërkurën në Stamboll.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com