Erdogan i kundërpërgjigjet Trump: Do të ngrijmë pronat e Sekretarëve amerikanë

Presidenti turk deklaroi sot se do të ngrijë asetet e sekretarit amerikan të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme në Turqi.

” Po orientoj miqtë e mi sot. Ne do të ngrijmë asetet, të sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, nëse kanë në Turqi” tha Rexhep Taip Erdogan duke folur në Kongresin e Degës së Grave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara.

Erdogan i ka quajtur ‘pa logjikë’ veprimin e SHBA-së për ngrirjen e aseteve të dy ministrave turq

Erdogan tha se kombi turk nuk do të tërhiqet për shkak të “retorikës kërcënuese dhe vendimeve idiote” të sanksioneve.

“Sidomos hapi i fundit nga Amerika lidhur me çështjen e pastorit Brunson në Izmir, është një hap i keq për një partner strategjik,” shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara të mërkurën vendosën sanksione ndaj Ministrit të Brendshëm Sulejman Soylu dhe Ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gul si kundërpërgjigje për mos lirimin e Pastorit Amerikan Andrew Craig Brunson, i cili përballet me akuzat e terrorizmit në Turqi.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com