Ermal Meta rikthehet në Sanremo 2019, zbuloni kur do performojë

Një vit pasi u shpall fitues i Festivalit të Muzikës Italiane Sanremo 2018, kantautori shqiptar Ermal Meta do të rikthehet në skenën e Sanremo 2019 si i ftuar special në natën e dueteve.

Ai do të performojë ditën e premte më 8 shkurt,  një ditë para natës finale në duet me këngëtarin në garë Simone Cristicchi me këngën e tij “Abbia cura di me”.

Rikthimi në Festivalin e Sanremos, bëhet në një moment të vecantë për artistin shqiptar, i cili sapo ka nisur një tur koncertesh në të gjithë Italinë .

Për mediat italiane ai rrëfen se “Pas suksesit të një viti më parë në Sanremo, pranoj të shoqëroj në duet për një natë këngëtarin Simone Cristicchi.”

“Kënga e tij më pëlqeu e shumëm tha ai. Jam një fan i muzikës së Cristicchit. Më pëlqen pena e shpirti i tij muzikor. Pranova menjëherë ftesën , është një zgjedhje që mund ta bëj vetëm për pak persona”, u shpreh Ermal Meta.

Sot është nata e dytë e Sanremo 2019, që për kritikët e muzikës konsiderohet një festival inovativ në zgjedhjen e këngëve në garë.

Në drejtimin artistik të këngëtarit të njohur Claudio Baglioni, në Sanremo 2019 mungon gara e kategorisë së këngëtarëve të rinj.

Sanremo 2019 prezantohet për të dytin vit radhazi nga drejtori artistik Claudio Baglioni, që sivjet shoqërohet nga aktorët komikë Virginia Rafelle e Claudio Bisio.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com