Etnia në sportin grek, Mediat helene:”Hasi erdhi si kosovar dhe iku si shqiptar”

Mediat greke po tregohen tepër cinike me trajnerin shqiptar, Besnik Hasi, të sapo shkarkuar nga Olimpiakosi i Pireut. Ato që në embrion të afrimit deri sa larguan Hasin nuk merreshin me profesionalizmin, por me etninë e trajnerit

“Mbaroi  Hasi,”-shkruanin me kënaqësi në tituj shumë media greke.

Një histoi e shkurtër, por e mbushur me shumë episode.

Në fakt vetë afrimi i Hasit te Olimpiakos ishte i çuditshëm, gati si një mish i huaj, duke ditur faktin që greket nuk mundet ta pranojnë kurrë që një shqiptar të stërvisë ekipin më të mirë në Greqi.

Kombësa ngatërronte herë pas here pankinën e kuqe.

“Savas Theodhoridhis kishte thënë se Hasi… e kishte futbollin në gjakun e tij! Tashmë kosovari largohet si një nga trajnerët e shumtë të tjerë të pafat nga historia e Olimpiakosit. Si shumë të tjerë”, – shkruan portali grek Sport GR.

“Besnik Hasi është një trajner shqiptar i lindur në Kosovë. Apo, jo? Ndoshta duhet një korrigjim. Le ta provojmë edhe kështu: Besnik Hasi është një trajner shqiptar që u bë kosovar që të mos sjellë politikë në Karaiskaqi dhe që nga e diela ai është bërë sërish shqiptar. Si shqiptar erdhi edhe si shqiptar iku”, vazhdon me një shkrim, që thekson se të gjithë u habitën kur atë e vendosën trajner, duke kujtuar edhe banderolat provokuese të tifozëve të Olimpiakosit: “Kosova është Serbi”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com