Flakadanët në derbi, Disiplina dënon Partizanin dhe Tiranën

Hedhja e flakadanëve dhe mjeteve pirro-teknike në derbin ndaj Tiranës, i ka kushtuar një ndeshje pa tifozë Partizanit. Është ky vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, e cila përpos dënimit me një ndeshje pa tifozë, ka gjobitur dhe me 200.000 (dyqindmijë) lek klubin e kuq.

Gjobë edhe për klubin e Tiranës, me bardhë blutë që janë gjobitur me 100.000 (njëqindmijë) lek për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, që dëmtuan ambientet sportive të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Vendimet e plota: 

1. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të tifozëve,hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve pirro teknike,në bazë të Nenit 65/3/a dhe 66/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

2. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve duke dëmtuar ambientet sportive të stadiumit Selman Stërmasi, në bazë të Nenit 66/2 të KDS ,dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3. KF “Erzeni”,për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhjes të sendeve në fushën e lojës dhe përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3 të KDS, dënohet me zhvillimin 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

4. KF “Vllaznia”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

5. FK “Tomori”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF

6. KF “Tirana B”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Tërbuni”,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

7. Lojtari i KF “Maliqi”, Devis Meçollari, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. FK “Skrapari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1/b te KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

9. SHS “Albpetrol”,në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

10. Lojtari i FC “Term”, Ertis Bregu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. KF “Memaliaj”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të perkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

12. Lojtari i KF “Përmeti”, Orgest Todhe, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti

13. Lojtari i KF “Butrinti”, Justin Dadaj,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Vlora” U-19, Ardi Koci, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet 12 (dymbedhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Vlora” U-19, Brigeld Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinore, në bazë të Nenit 40 dhe 49/1/a të KDS, dënohet 16(gjashtëmbëdhjetë)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me “Akademia AAS” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero)

17. KF “Dajti” femra, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com