Flet nëna që humbi trenjakët

Një ditë pasi humbi trinjakët Enkeleda Rexhepi thotë ajo ka pasur një shtatzani problematike dhe por plotë një muaj më parë, mjekët në Tiranë që i ndiqnin ecurinë kishin refuzuar ta shtronin.

31 vjeçarja thotë se i kishte vënë në dijeni mjekët për shqetësimet, por bluzat e bardha i kishin rekomanduar të qëndronte në Shtëpi, të paktën deri këtë të shtunë, kur ajo kishte planifikuar vizitën e radhës, por që nuk e arriti

“Ju thashë të më më shtronin por më thanë se nuk ështe e nevojshme pasi nuk ke ndonjë problem serioz”

Ajo thotë se dy nga tre djemtë që priste tu jepte jetë, mbijetuan për rreth dy orë, por edhe më herët mjekët e kishin paralajmëruar se shpresonin që ajo të arrinte muajin e shtatë për ndërhyrje

“Vizitën e fundit që shkova në Tiranë më thanë që nuk është e nevojshme të shtrohej por të shkonte në Tiranë. Nuk më jepnin garanci edhe nëse  do të shtrohesha” 

Me hidhërimin e humbjes së tre nipërve, nëna e 31 vjeçares kërkon nga Ministria e Shëndetësisë të marrë masa e të plotësojë me mjek gjinekolog spitalin e Bulqizës,që fatin e tyre të mos e ketë asnjë vajzë tjetër

“Zona jonë është e thellë, e këto punë nuk presin kur të vijnë mjekët nga Tirana. “

Pasi doli nga rreziku për jetën, 31 vjecarja u soll në Tiranë për mjekim të specializuar.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com