Flutura Açka: #Edheunë nuk do të votoj, refuzoj të bëhem dorëzanë e rikthimit të diktaturës

Personalitete dhe intelektualë të ndryshëm i janë bashkuar fushatës “#Edheunë” që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ata deklarojnë hapur se nuk do të shkojnë të votojnë më 30 qershor.

Shkrimtarja Flutura Açka i është bashkuar kësaj nisme dhe argumenton pse refuzon.

#Edheunë nuk do të votoj

Sepse refuzoj të bëhem dorëzanë e rikthimit të diktaturës,
sepse e refuzoj një regjim që i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptarët,
sepse refuzoj një sekt mavi që luan me të kuqen e flamurit tonë kur e ndjen neverinë tonë ndaj bojës së tij,
sepse nuk ka burg që më mban më brenda para së drejtës sime,
sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, klikë a loser, por e fituam vetë,
sepse ne, “stoku antik i Europës”, siç shkruante më 1914 Arthur Moore, ne europianët e substancës së saj, nuk ka forcë që na vë më gardhe e tela me gjemba,
sepse të votosh këtë regjim, voton fundin e Lirisë tënde.

Fotoja 1. Peshkopia sot, aty ku parrulla e dikurshme “Shqipëria shkëmb graniti” që salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat. Në xhiron e qytetit nuk duken pari as ish-kryetari brekegrisuri, as kryetari ndergrisuri nga përgjimet e fundit e vjedhjes së votave, akt që turpëroi Dibrën dhe dibranët.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com