Franca i merr 5 milion euro miliarderit rus në këmbin të lirisë

Një politikan miliarder rus është nën hetim zyrtar në Francë, i dyshuar për evazion fiskal.

Suleiman Kerimov, një nga burrat më të pasur të Rusisë, u arrestua natën e të hënës në Nicë.

Rusia thirri diplomatin francez në Moskë për të kundërshtuar ndalimin të tij, por që nga ai moment miliarderi është liruar nën kushte strikte.

“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet, për të mbrojtur interesat e tij ligjorë”, tha një zëdhënës i Kremlinit.

Zëdhënësi argumentoi se Z. Kerimov kishte imunitet diplomatik.

“Është veçanërisht e rëndësishme këtu që Suleiman Kerimov ka një pasaportë diplomatike të cilën ai përdorte për të hyrë në Francë”, tha zëdhënësi.

Kanali i lajmeve shtetërore ruse ‘Rossiya 24’ raportoi se z. Kerimov mohoi të ketë kryer ndonjë krim.

Arsyeja për ndalimin e tij nuk është konfirmuar, por një zyrtar tha për agjencinë e lajmeve AFP se Kerimov akuzohej se kishte fshehur miliona nga autoritetet tatimore, ndërsa bleu prona të shumta në Rivieren Franceze.

Ai tani është liruar nën kushte të rrepta dhe duhet ta dorëzojë pasaportën e tij tek autoritetet. Garancia e tij është vendosur 5 milion euro.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com