Fundjavë nga liqeni, Pranvera mbledh qytetarët për shëtitje në natyrë

Ditët e bukura me diell të pranverës e kanë shndërruar parkun e madh të Liqenit në atraksionin më të kërkuar në kryeqytet. Qytetarët zgjedhin të shëtisin në natyrë, dhe të shijojnë ngjyrat, lulet dhe të ngrohtin e stinës.

 

Temperaturat karakteristike të Pranverës si dhe rrezet e diellit, kanë bërë që Kodrat e Liqenit Artificial të mbushen nga qindra mijëra kryeqytetas, të cilët për një arsye apo tjetër nuk mundën të dilnin jashtë Tiranës.

Kjo fundjavë ka shënuar edhe numrin më të lartë të vizitorëve, ku ky park mbetet një nga opsionet, për të thithur ajër të pastër apo edhe për tu relaksuar në gjelbërimin që ofron.

Përveç vizitorëve të zakonshëm, aty gjen edhe ekspertë të Shkencave Lëvizëse, të cilët nuk ngurojnë ti bëjnë apel të gjithë njerëzve, që të ecin sa më shumë, pasi vetëm kështu mund të mbrojnë shëndetin nga jeta sedentare dhe sëmundjet e ndryshme.

Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës shfrytëzohët nga të gjtiha grup-moshat, si një nga historitë njerëzore e agronomëve, arkitektëve, specialistëve, punëtorëve të gjelbërimit dhe veçanërisht frekuentuesve pasionantë të tij.

Aty janë vendosur disa vepra historike, arti, social kulturore, përkujtimore, etj.

Sipërfaqja e Parkut përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës që ndikon në krijimin e peisazhit, dhe të mikroklimës së zonës.

Në Parkun e Madh të Liqenit gjithsej janë 32958 copë bimësi drurë, shpendë dhe kafshë.

Flutura Tota

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com