Gafë e Federatës, ylli i Interit humbet kombëtaren

Një e-mail i gabuar ka shkaktuar një histori disi të çuditshme.

Protagonist kryesor është bërë nën-presidenti i Federatës senegaleze të Futbollit, Abdoulaye Sow, i cili ka dështuar për të ftuar në kombëtare sulmuesin e Interit, Keita Balde Diao. Shkak është bërë një e-mail i gabuar drejt klubit zikaltër.

Fillimisht Balde u konfirmua në listën e lojtarëve të thirrur për kualifikueset e Kupës së Afrikës kundër Guinea Ekuatoriale më 17 nëntor. Megjithatë, klubi zikaltër asnjëherë nuk e mori kërkesën e kombëtares afrikane në lidhje me këtë çështje.

Gjithsesi Federata Senegaleze tentoi të rregullojë diçka, me presidentin e Federatës, Augustin Senghor që kërkoi të merrte lojtarin, por ishte pas afatit dhe Interi e refuzoi.

Me kombëtaren senegaleze, Keita ka zhvilluar 23 takime dhe ka shënuar katër gola.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com