Gjirokastër, përplasen nga makina, vdesin 2 gra, një tjetër plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku si pasojë dy gra kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Jorgucat dhe sipas policisë gratë janë përplasur nga një makinë teksa ato po ecnin anës rrugës.

Mësohet se gratë sapo kishin lënë punën në fushat e rigonit në zonën e Jorgucatit.

“Mjeti tip “Nissan”, me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër ka goditur tre shtetase të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës. Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese  në  Lazarat  kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën”, sqaron policia.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com