Gjykata hedh poshtë akuzat kundër Modric për dëshmi të rreme

Një gjykatë kroate ka hedhur poshtë një akuzë kundër mesfushorit të Kroacisë dhe të Real Madridit, Luka Modric se ka dhënë dëshmi të rreme në një proces penal.

Gjykata Penale e Zagreb, në një emal për Reuters, tha se ka hedhur poshtë akuzat të bëra nga avokati i shtetit të Kroacisë në mars por nuk dha shpjegime mbi vendimin.

Avokati i shtetit mund të apelojë kundër vendimit.
Modriç dëshmoi vitin e kaluar në gjyqin e një zyrtari tatimor dhe tre ish-zyrtarëve të lartë të klubit të futbollit Dinamo Zagreb,duke përfshirë ish-shefin ekzekutiv Zdravko Mamiç, në lidhje me datat e nënshkrimit të kontratës së tij profesional, që rregullonin tarifat e transferimit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com