Gjykata vendos: Prokurori Bujar Sheshi nuk është sigurims

Gjykata Administrative ka pranuar kërksë padinë e prokurorit Bujar Sheshi, duke shfuqizuar vendimin e marrë nga autoritetit i dosjeve se Sheshi është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Emiljano  Ruli, i cili pranoi kerkesen e Sheshit duke shfuqizuar vendimin e autoriteti të dosjeve.

Avokati i Bujar Sheshit:  Gjykata vendosi të pranojë kërkesë padinë e zotit Bujar Sheshhi. Ka shfuqizuar vendimin që ka marrë autoriteti i dosjeve duke pranuar plotësisht padinë sa i përket pretendimit të autoritetit se ai ka qenë një nga bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit dhe faktit që është pretenduar se kartela e gjetur prej tyre për një person me emërtimin Bujar Shesha është i njëjtë me të.

Gjykata ka pranuar pretendimet se nuk është i njëjti person dhe Bujar Sheshi nuk është një bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, por ka kryer punën e tij si hetues në atë kohë në përputhje me ligjin.

Pretendimet tona kanë qenë se ai autoritet nuk mund të interpretojë aktet që ka gjetur në arkivat e ndryshme, por duhet të informojë autoritetin që ja ka kërkuar këtë informacion në mënyrën si e gjen atë informacion dhe jo të interpretojë, duke thënë se një person që nuk ka gjeneralitetet e njëjta me zotin Bujar Sheshi është ai. Duhet të kishte përcjellë një informacion të saktë në mënyrën si e ka gjetur.

Pretendimi i palës tjetër ka qenë se ata kanë krijuar bindjen e brendshme, që kanë gjetur në kartelën përkatës. Një gjë që nuk ia lejon ligji, sepse janë informues nuk janë gjykatë.

Ndërkohë kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula ka paralajmëruar apelim të gjykatës Administrative. Ajo tha se i qëndron vendimit për figurën e Bujar Sheshit.

Gjithashtu anëtari i KLP-së ka paditur në prokurori per shpërdorim detyre  kreun e institucionit të  autoritetit të dosjeve  si dhe anëtarët e komisionit që kanë marrë vendimin.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com