Grabitja e miliona eurove në aeroport, siguria në Rinas nuk ndryshon

Një javë pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit konçesionari ende nuk ka shtuar masat e sigurisë brenda perimetrit. Eksperti i aviacionit civil Dritan Goxhaj shprehet se shteti shqiptar ka të drejtë të kontrolloj aeroportin jashtë rrethimit  ndërsa brenda tij është detyrë e konçesionarit i cili edhe më parë nuk ka pranuar propozimet e shtetit shqiptar. Sipas Goxhaj  edhe pse kanë ndodhur dy grabitje këto nuk janë pika që mund të ndikojnë në prishjen e kontrataës

Konçesionari i Rinasit ende nuk ka marë asnjë masë për të shtuar sigurinë në aeroport.

Dritan Goxhaj shpjegon se pavarësisht angazhimit të policisë ajo mund të patrullojë vetëm përreth aeroportit ndërsa brenda rrethimit ligji i jep të drejtë vetëm konçesionarit për të garantuar sigurinë

Dritan Goxhaj: Duke u bazuar mbi deklaratën e drejtorit të policisë së shtetit, i cili thotë se sigurinë e ka marrë policia, duket pak absurde, për arsye se policia mund të marrë siguri vetëm jashtë perimetrit të koncesionarit. Brenda perimetrit i takon koncesionarit ta ofrojë sigurinë nëpërmjet një kontraktori. Kurse përjashta janë shtuar masat e sigurisë. Është shtuar edhe patrullimi i policisë ushtarake, e cila patrullon portat. Masat duhet të jenë të shumta  që nga përforcimi i rrethimit, përforcimi i portave, shtimi i numrit të punonjësve të sigurisë.

Përsa i përket  mundësisë për të anuluar kontratën me konçesionarin  sipas Goxhaj  grabitjet e ndodhura nuk janë një element për të vepruar në mënyrë të njëanshme.

Dritan Goxhaj: Në bazë të kontratës së koncesionarit kjo ngjarje nuk çon në anulimin e kontratës. Në rast se shteti do ta anulonte kontratën në mënyrë të njëanshme kjo çështje do të shkojë në arbitrazh. Nëse shkon në arbitrazh, shteti e humbet këtë çështje për arsye se nuk është paracaktuar se në raste të tilla të kemi ndërprerje të kontratës. 

Vjedhja e parave të bankave të nivelit të dytë në aeroportin e Rinasit është përsëritur dy herë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com