Gratë më të prekura, 1 në 4 të moshuar vuan nga depresioni

Depresioni nuk është një shqetësim vetëm për moshat e reja, por edhe për të moshuarit. 1 në 4 të moshuar në vendin tonë vuan nga depresioni. Specialisti i Shëndetit Publik, Alban Ylli, thotë se më të prekura janë gratë. Sipas specialistit, duhet të dalim kundër mitit të përhapur në popullatë se personat e arsimuar, që kryjenë punë intelektuale janë më të prekur nga depresioni. Nga ana tjetër, Dritan Ylli ngre shqetësimin që një pjesë e programit të kontrollit bazë “Si je”, sa i takon hetimit të rasteve me depresion nuk po funksionon sicc duhet.

Mira Pirdeni, duke treguar rastin e një gruaje të dënuar në burgun e grave në Tiranë, thotë se të moshuarve duhet t’u ofrohen medikamente cilësore. Një nga arsyet pse të moshuarit përtejtojnë depresion është jetesa e tyre në vetmi me fëmijët në emigracion. Por ndikim ka dhe situata politike dhe ekonomike që po kalon vendi.

7 Prilli është shpallur nga OBSH si dita botërore e shëndetit. Këtë vit, në fokus të kësaj dite është vënë depresioni, veccanërisht te të moshuarit.

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com