Greqi – Dhunë në Athinë, protestuesit molotov ndaj policisë

Incidente të dhunshme kanë shoqëruar protestat e punonjësve grekë në qendër të Athinës, zhvilluar në kuadër të grevës së përgjithshme 24 orëshe.

Grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin grupimeve anarkiste, hodhën bomba molotov kundër njësive të policisë në sheshin Syntagma.

Nga ana e saj, policia u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës.

Incidente më të kufizuara pati edhe në sheshin Omonia, ndërsa raportohet se akanrkistët kanë dëmtuar disa fasada dhe vitrina bankash e njësish tregtare.

Raportohet gjithshtu se nuk ka patur asnjë arrestim apo shoqërim.

Incidentet filluan në mesditë, menjëherë pas përfundimit të marshimeve të protestës.

Më pas situata u qetësua dhe qendra e Athinës tashmë ndodhet në ritmet e veta normale.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com