“Guri i legjendave” në Përmet, nis rikonstruksioni i monumentit natyror

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, inspektoi nisjen e punimeve të monumentit natyror, të Gurit të Përmetit, simbol i qytetit. I kthyer në një vend të vizitueshëm nga turistët, me ndërhyrjen restauruese do të kthehet në një atraksion kyç për vizitorët.

“Guri i legjendave” i cilësuar simbol i qytetit të Përmetit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka inspektuar nisjen e punimeve që parashikojnë rikualifikimin urban të hapësirës rreth Gurit, restaurimin e rrënojave të hershme mbi të, sistemimin e shkallëve për një akses të sigurt të vizitorëve dhe ndriçimin për të nxjerrë në pah pamjen madhështore të kësaj mrekullie natyrore edhe pas perëndimit të diellit.

Kryetari i Bashkisë Permet, Niko Shupuli, është shprehur se veç kësaj ndërhyrje do të kryhen edhe gërmime arkeologjike në rrënojat që ndodhen në majë të Gurit, zbulime të cilat do të tërhiqnin edhe më tepër vëmendjen e turistëve.

Projekti për restaurimin e Gurit të Përmetit kap vlerën e 8.5 milion lekë te reja dhe pritet të përfundojë në fillim të muajit qershor.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com