Henze: Investitorët europianë nuk vijnë sepse nuk kanë siguri

Investitorët europianë nuk vijnë në Shqipëri sepse mungon drejtësia për shkak të mos funksionimit të gjyqësorit. Martin Henze, kryetari i komisionit të transportit në CDU-në Gjermane

u shpreh se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave fiskale janë një pengesë për kompanitë perëndimore pavarësisht interesit

Henzee: Si mund të investojnë kompanitë e huaja kur nuk ka infrastrukturë. Nuk ka rregulla të qarta. Gjykata Kushtetuese nuk funksionon? Çfarë prisni nga investitorët francezë e gjermanë? Nuk mund ta rregullojë BE këtë ngërc duhet ti përmiresoni ju. Nëse e shihni që në Shqipëri nuk po vijnë kompani europiane e keni ju fajin. Nëse do krijohet besim dhe rregulla atëherë patjetër do ketë ndryshim të gjendjes sepse di konkretisht kompani të interesuara.

 Përsa i përket konçesioneve, PPP, Henze sugjeron që të bëhen vlerësime të imtësishme për projektet dhe të tregohet kujdes.

 Henzee: Ne kemi realizuar shumë projekte PPP në BE por jam i habitur që sisteme të tilla po zbatohen në Shqipëri dhe janë jo shumë afatgjata. Në Gjermani ka një strukturë të veçantë qeveritare ku bëhet llogaritje e projekteve dhe afati është rreth 50 vite pasi kështu ka rentabilitet dhe nuk rëndon buxhetin.

 Kreu i Dhomës së tregtisë kërkoi më shumë vëmendje nga BE për rajonin ndërsa theksoi se PPP nuk duhet të kthehen në rëndesë për buxhetin

Nikolin Jaka:  “Shqipëria është një vend atraktiv  për koncesione klasike, pra ku investitorët financojnë me financat e tyre pa rënduar buxhetin e shtetit.

Deklaratat u bënë në një tryezë për infrastrukturën si korridor hyrës për në BE.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com