Hetime ndaj firmës Dunwell Haberman, javën tjetër vjen përgjigja nga Amerika

Në fillim të javës së ardhshme pritet ardhja e përgjigjeve nga autoritetet amerikane që do të konfirmojnë nëse kemi të bëjmë me falsifikim të dokumenteve nga kompania Dunëell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Vetë ministri i Transporteve Damian Gjiknuri e bëri të ditur.

“Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.”

Aktualisht ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1.

Ministri në deklaratën e facebook gjithashtu shton se nëse është i vërtete falsifikimi, atëherë do i sekeustrohet garancia pasurore

Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Ndërkohë dje Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Firma Dunwell Haberman vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendas “DH Albania”, e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë.

Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikuar datën e krijimit; në Dalaweare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar, është një certifikatë e Sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit Doug Denison, i tha Zërit të Amerikës, se për certifikatën nuk ka patur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument.

Dokumentet e faksifikuara dolën për herë të parë në Shqipëri gjatë emisionit ‘Të Paekspozuarit” në televizionit News24.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com