Hetimet – Skandali me byzylykët elektronikë, furtunë në Ministrinë e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë bën përgjegjëse Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha për skandalin me byzylykët elektronikë të mbiqyrjes.

Përmes një njoftimi për shtyp mësohet se ministri Gazment Bardhi do të kërkojë shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil për Hoxhën si dhe do të paraqesë kallëzim penal në prokurori.

Nga verifikimi i procedurës dhe situatës së krijuar, konstatohet shkelje e ligjit dhe përgjegjësi disiplinore për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha (pezulluar nga detyra me vendim të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes pranë DAP), për shkak të mos ndjekjes së procedurës së nevojshme ligjore për këtë proces të rëndësishëm për sigurinë publike pas nënshkrimit të kontratës dhe lëvrimit të fondeve financiare përkatëse nga Buxheti i Shtetit” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Kerkohet shkarkimi dhe i Drejtorit te Pergjithshem te Proves –  Gjithashtu ministri i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të procedurës për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Ilir Qafa dhe lirimin e tij nga shërbimi civil”

“Nga hetimi administrativ ka evidentuar përgjegjësi disiplinore edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ilir Qafa, për shkak të lejimit të dhënies në administrim të kompanisë private të pajisjeve në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë” vijon njoftimi

Ministria merr ne dorë byzylykët elektronikë- Më 11 gusht 2017 Ministria e Drejtësisë ka arritur të kryejë kolaudimin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike, nëpërmjet metodës së kampionimit rastërorë të tyre, si dhe ka marrë në posedim këto pajisje.

Janë marrë në posedim
-72 byzylykë të pa përdorur më parë
-63 byzylykë të përdorur por në gjendje pune.
-86 byzylykë janë aktualualisht në përdorim nga subjektet nën mbikëqyrje elektronike, të cilat do të merren në posedim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, rast pas rasti, pas përfundimit të periudhës së mbikëqyrjes për subjektin që e përdor.

Ministria njofton se pjesa e mbetur nga sasia prej 300 byzylykë të blerë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët rezultojnë të dëmtuara për shkak të përdorimit apo fabrikimit, nuk janë marrë në posedim nga Ministria e Drejtësisë dhe i janë kthyer kompanisë private, me qëllim ekzaminimit e tyre, dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin e pajisjeve.

Serveri qendror tek Ministria – Gjithashtu, pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, kompania ka rënë dakord që të instalojë pranë Sallës Operative të Mbikëqyrjes Elektronike, edhe serverin qëndror të sistemit elektronik, i cili do të jenë nën posedimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe do të administrohet dhe mirëmbahet nga kompania private, sipas termave të kontratës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com