“Hije dhe Siluetë” – Durrës, çelet ekspozita me punime të nudos abstrakte

Hije dhe Siluete, ky është titulli i ekspozitës së piktores së re durrsake Sara Tagani, që guxon të thyej tabutë duke publikuar imazhe të nudos abstrakte.

e çelur në Galerinë e Arteve Figurative “Nikolet Vasia” në qytetin bregdetar, ekspozita përbëhet nga 25 punime.

Artistja e re shpjegon se këto punime, shumica e të cilave janë realizime nudo,  kanë marrë jetë në Durrës, gjatë 5 viteve të fundit falë një punë impenjative.

Tagani thekson se nudoja e ka impresionuar prej vitesh dhe për këtë arsye pak nga pak arriti të mundësojë hapjen e një ekspozite të tillë.

Tagani: Janë emocione të përjetuara, çaste të lira. Ndjenja shpirtërore të derdhura në telajo.

Ekspozita ndryshe, “Hije dhe Siluetë” do të jetë e hapur për një javë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com