Hirushja moderne viziton kinemanë në 2015-ën

65 vite më vonë, rikthehet në kinematë botërore, filmi i animuar nga Disney , “Hirushja”. Fragmenti i publikuar në “Youtube”, nuk është thjesht një pjesë e filmit, por magji në të njëjtën kohë.

Me regji nga Kenneth Branagh, filmi ka si protagoniste Lily James në rolin e Hirushes, Cate Blanchett në rolin e njerkës, Richard Madden në rolin e princit të kaltër dhe Stellan Skarsgard, në rolin e Dukës së Madh dhe këshilltarit të mbretit.

Për të mos u humbur, Helena Bonham Carter në rolin e zanës dhe dy thjeshtrat Anastasia dhe Drisella, interpretuar nga Holliday Grainger dhe Sophie McShera.

Hitoria e Hirushes, mbetet e pandryshuar. Ajo jeton me njerkën dhe dy vazjat e saj, të cilat e keqtrajtojnë derisa takohet me princin e kaltër. Por, në këtë version ne njihemi edhe me prindërit e Hirushes, e cila në film, ka emrin Ela. Filmi pritet të shfaqet në kinema, në mars të vitit 2015.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com