I vuri thikën në fyt gruas, Britania dëbon shqiptarin që tmerroi Anglinë

Shqiptari Ardian Rragami, 47-vjeç është dëbuar nga Britania e Madhe, pas apelit që gruaja e tij u bëri autoriteve vendase, shkruan “Daily Mail”.

Rasti i emigrantit shqiptar Ardian Rragami, 47-vjeç, shokoi Britaninë, pasi u filmua duke i vënë thikën në fyt gruas.

Rragami ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, por ishte duke përdor dashurinë për familjen si një argument kundër ekstradimit të tij në Shqipëri.

Rragami pranoi se kishte prerë me thikë në fyt bashkëshorten e tij dhe kishte sulmuar fëmijët e tij, e megjithatë ishte lënë i lirë nga autoritetet britanike pasi dënimi i tij prej 8 muajsh ishte pezulluar.

“Home Office njoftoi se Ardian Rragami u deportua të enjten, 6 marsit” shkruan Daily Mail

Historia – Rragami u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjeçar për një vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’, ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.

Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.

Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në  Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi “Daily Mail” zbuloi se ishte kthyer në Britani ku dhe kreu krimin tjetër, por të enjten u deportua përfundimisht nga Anglia.

Shtetasit e huaj të rrezikshëm që abuzojnë me mikpritjen e këtij vendi duke kryer krime, nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Jam i kënaqur që Ardian Rragami, i cili ka kryer krime të neveritshme si këtu dhe në vendin e tij, tani është larguar me sukses nga Mbretëria e Bashkuar”, tha Sajid Javid një zyrtar i Home Office

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com