I zunë rrugën Ramës, mes 7 të arrestuarve në Librazhd edhe kreu i PD-së

Policia e Librazhdit ka arrestuar 7 persona dhe proceduar 16 të tjerë për protestën e paligjshme  të organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit. Protestuesit tentuan ti bllokonin rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Mes të arrestuarve janë kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto dhe sekretari i kësaj partie.

Arrestimet, thotë policia, janë kryer bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit. 7 të arrestuarit akuzohet për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Janë arrestuar

– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);

– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);

– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;

– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);

– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;

– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;

– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

“Arrestimi dhe proçedimi  i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi  i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike” thotë policia.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com