Interi shkarkon Piolin, Tekniku largohet pas rezultateve të fundit, ekipi i kalon Vecchit

Stefano Pioli është kthyer në viktimën e drejtuesve pas rezultateve të fundit negative. 7 takimet pa fitore dhe 5 humbjet në 7 ndeshjet e fundit i kanë kushtuar stolin teknikut 51 vjeçar. Në fakt pavarësisht momentit tejet negativ nuk pritej një lëvizje e tillë kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga fundi, megjithatë drejtuesit kanë menduar të ndryshojnë pa pritur mbylljen e kampionatit. Vendin e Piolit në këto 3 javë të mbetura do ta mbajë trajneri i skuadrës së 19 vjeçarëve Stefano Vecchi. Ky i fundit e ka drejtuar Interin në dy ndeshje gjatë muajve të parë të këtij sezoni pas shkarkimit të De Boer.

Meqë jemi tek lëvizja e trajnerëve, Stefano Pioli është i -ti që largohet nga stoli i zikaltërve brënda një ediioni. Në fillim ishte Manicni që në konsesus me klubin vendosi të lëshonte drejtimin e skuadrës, më pas Franck De Boer u shkarkua për tu zëvendësuar pikërisht nga Piloli, teksa tashmë të njëjtin fat ka përfshirë edhe ish teknikun e Lazios.

Ndëkohë do të keët lëvizje edhe ne instancat drejtuese, ku shumë shpejt pritet të nënshkruhet marrëveshja me ish drejtorisë sportive të Romës Walter Sabbatini. Përsa i përket pankinës së skuadrës në të ardhmen ështëpërmendur  edhe emri i trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, e mgjithëse eshte një hipotezë thuasje e pamundur, pasi klubi zikaltër ka vendosur nën shënjestër dy emra me mjaft peshë si Antonio Conte dhe Diego Pablo Siemone.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com