Investigimi/ Bashkia Tiranë favorizon Green Taxi në shkelje të ligjit

Puntata e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze në Channel One trajton një çështje që prek shumë familje. Bëhet fjalë për shërbimin taxi.

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Dosjes Investigative në Channel One nga Sindikata e Taksistëve të licencuar vuri në lëvizje stafin e emisionit.

Historia nis më datë 23.04.2017 kur kryetari I Bashkisë Erion Veliaj i dërgon për shqyrtim dhe miratim Këshillit Bashkiak një projekt vendim për të licencuar kompaninë e parë të taksive elektrike. Më konkretisht kompaninë Green Taxi. Më datë 23.11.2017 Këshilli Bashkiak e miraton kërkesën e kryetarit të bashkisë dhe kompania nis punën. E themeluar në maj të vitit 2017 pra vetëm një vit më parë, kompania ushtron aktivitetin në gjithë Tiranën.

Konflikti nis në rrugën Ibrahim Rugova në ish Bllok. Aty ishin ekzistuese 8 vende të rezervuara për taxi të ndryshme të cilët paguajnë taksat pranë bashkisë. Por një ditë punonjësit e Tirana Parking vendosin një tabelë për 3 vende të rezervuara vetëm për kompaninë Green Taxi duke ia hequr taksistëve privat. E nëse parkon në ato vende, taksitë gjobiten. Sipas taksistëve dhe kryetarit të sindikatës së tyre, këto veprime janë totalisht të jashtëligjshme pasi nuk ekziston një ligj që vendet e parkimit të personalizohen.

Interesimit të stafit të Dosjes Investigative pranë drejtorisë së Tirana Parking iu përgjigjën duke i thënë: Na sillni një kërkesë me shkrim.

Dosja Investigative në Channel One do të vijojë me hetimin e kësaj teme ku dukshëm Bashkia Tiranë po favorizon kompaninë Green Taxi.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com