Investimet – Biznesmeni më i pasur i botës arabe në Shqipëri me ftesë nga Presidenti i RTV Ora News

Një ndër 10 biznesmenët më të pasur të Emirateve Arabe, Khalaf Ahmad Al Habtoor vizitoi në fundjavë Tiranën. Kontakti me Shqipërinë, në vizitën e tij të parë ishte peisazhi mahnitës, që manjati dhe filantropi i njohur në botën arabe vështroi nga dritaret e avionit privat.

Edhe në takimin e vetëm me zyrtarët shqiptarë me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Al Habtoor nuk e fshehu admirimin për natyrën shqiptare dhe potencialin e madh të zhvillimit.

Mikpritësi i një ndër biznesmënevë më të pasur të botës arabe sipas Forbes, Khalaf Ahmad Al Habtoor ishte Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi, i cili i rezervoi dhe një vizitë miqësore në ambientet e grupit mediatik Yldon, me dy televizionet Ora News dhe Channel 1 në kompleksin bashkëkohor tërësisht të tjetërsuar falë investimeve të pakursyera.

Al Habtoor iu përgjigj ftesës së z.Ndroqi që të investojë në Shqipëri, si një vend me burime dhe energji të jashtëzakonshme.

Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi: Shqipëria është në mes të Europës dhe shpresoj se në të ardhmen ju do të jenë në Shqipëri për të nxjerrë një strategji të re investimesh siç keni bërë në vendet e Europës.

Khalaf Ahmad Al Habtoor: Nuk po vij në vendin tuaj që të bëhem i pasur. Jam këtu sepse e di që do të kem miq të mirë këtu. Do të vij sërish në Shqipëri dhe do të shohim mundësitë sesi mund të hedhim themelet bashkë, për dicka që të përfitojnë njerëzit, jo unë.

Në përfundim të vizitës Al Habtoor premtoi se do të rikthehet së shpejti në Shqipëri si dhe e ftoi mikun e tij Ndroqi të vizitonte kompanitë e tij në Dubai javët e ardhshme.

shefiiishefi 2shefi 1

ora news

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com