Vdekja e 13 vjeçares, hetohet pista e krimit në familje

Policia po heton pistën e krimit në familje në lidhje me 13 vjeçaren e cila humbi jetën mbrëmjen e 11 tetorit, sapo mbërriti në spital.

Dyshohet se vajzës i janë gjetur saçme në trup.

Policia ka shoqëruar në komisariat të atin dhe të ëmën por komunikimi me ta është i vështirë për shkak se ata janë shurdh memecë.

Zyrtarisht policia nuk dha dje detaje për shkakun e vdekjes ndërsa sot në banesën e saj po bëhet ceremonia e varrimit.

Ka qenë i ati që e ka shoqëruar në spital vajzën por mësohet se ai ka shkuar në banesë një orë me vonë dhe e ka gjetur vajzën të plagosur.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com