Ja droga e kapur mbrëmë në Itali, vlera 15 milione euro

Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit të sekuestrimit të gomomes me mbi 1700 kg marijuanë të trafikuar nga dy skafistë shqiptarë në brigjet italiane.

Në deklaratën e Guardia di Financa të siguruar nga Ora News, shkruhet se kjo sasi droge do të kapte në treg një fitim prej 15 milionë euro.

Operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti ajor detar i financës italiane të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit “Themis 2018” të agjensisë europiane Frontex e nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Finacës italiane në Pratica di Mare të Romës.

“Gjatë natës së shkuar rojet bregdetare italiane të repartit të Lago di Lesina në provincën e Foxhias kanë pikasur në ujërat ndërkombëtar një gomone që lundronte me shpejtësi mjaft të lartë drejt brigjeve italiane. Në bordin e mjetit ishin të dukshme pakot me ngarkesë të dyshimtë” shkruhet në deklaraten e policise italiane.

Mjetet lundruese të financës italiane janë vënë menjëherë në ndjekje të gomones. Skafistët nuk i janë përgjigjur urdhërit të ndalimit të forcave italiane por janë përpjekur të largohen duke shtuar shpejtësinë e duke hedhur në ujë disa prej pakove që kishin në bord.

Pas një ndjekje të shkurtër nga roja bregdetare e repartit të financiare të Termolit. gomonia është ndaluar në ujërat e Cala del Principe në komunën San Nicandro Garganico në provincën e Foxhias.

Policia italiane ka sekuestruar në det dhe në bordin e gomones 104 pako të madhësive të ndryshme me rreth 1718 kg marijuanë.

“Gomonia e gjatë 10 metra e me dy motora të fuqishëm jashtë bordit është shoqëruar në portin e Vieste, dhe në pranga janë vënë dy skafistët shqiptarë” shkruan njoftimi i Guardia di Financa, ndersa policia zbuloi se të arrestuarit janë të identifikuar me inicialet A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç

Sipas policisë shqiptare mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare, ndërkohë në njoftimin e  GF nuk përcaktohet.

Policia italiane informon se prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot vetëm në rajonin e Puglias janë sekuestruar 15 mjete lundruese me dorgë, janë arrestuar 37 skafistë dhe janë sekuestruar 16 tonë marijuanë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com