Jennifer Lawrence shfaqet në publik me të dashurin e ri

Jennifer Lawrence nuk mund ta fshehë lumturinë ndërsa ecën në krah të dashurit të saj të ri.

Aktorja është fotografuar duke bërë një shëtije në New York me Cooke Maroney, ndërsa buzëqeshja nuk i largohej nga fytyra.

Fituesja e Oskar ishte veshur shumë thjeshtë ndërsa ecte krah për krah me të dashurin.

Sipas një burime për People, 27-vjeçarja dhe Maroney janë së bashku që nga fundit i muajit maj.

Burimi thotë se çifti është shumë i lumtur dhe kanë një tërheqje të madhe ndaj njëri-tjetrit.

Maroney punon në skenën e artit të New York dhe përfaqëson klientë si babai i artistes Lena Dunham, Carroll.

Raportohet se 33-vjeçari është drejtori i Gladstone.

Lidhja e tyre vjen disa muaj pasi Jennifer u nda nga producenti Darren Aronofsky.

Ata qëndruan së bashku për më shumë se një vit. Ata u lidhën në vitin 2016 për ti dhënë fund në nëntor 2017.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com