Jorge Higuain “thumbon” Perez, zbulon të vërtetën e largimit të sulmuesit nga Reali

Babai i Gonzalo Higuain ka menduar të ndez sfidën mes Juventusit dhe Realit të Madridit, ku në një intervistër për “Cadena Ser” Jorge Higuain ka pohuar se ishte pikërisht dëshira e presidentit të “Galaktikëve”, Fiorentino Perez për ta larguar sulmuesin nga “Santiago Bernabeu” dhe jo dëshira e djalit të tij.

Më dhembi shumë kur ai u largua nga Reali. Ishte pasojë e atyre që bëri presidenti. Ndoshta Perez nuk e ka dashur atë. Mendoj se do të kishin bërë më shumë gjëra së bashku Benzema, Ronaldo dhe Gonzalo. Kur ata formuan treshen në Madrid, ata ishin tre prej golashënuesve më të mirë. Gonzalo ka mundur të qëndrojë më gjatë te Reali. Ishte pasojë e atyre që bëri presidenti. Ndoshta Perezi nuk e ka dashur atë.”-deklaroi babai i sulmuesit, Jorge Higuain

Sulmuesi 30 vjeçar do të ketë këtë vit rastin që të hakmerret ndaj ish-skuadrës, ku Juventus dhe Reali i Madridit përballën në fazën çerekfinale të Champions League.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com