Kalaja e Kaninës pa vizitorë për shkak të rrugës, restaurimi i kushtueshëm

Kalaja e Kaninës mbetet një prej destinacioneve më tërheqëse turistike në qytetin  e Vlorës, por pavarësisht bukurisë dhe rëndësisë, ajo mbetet ende pak e vizituar. Arsyet janë të shumta e ato lidhen kryesisht me infrastrukturën rrugore, edhe pse  kalaja ndodhet vetëm 5-6 km larg qytetit të Vlorës.

Më një pamje mahnitëse dhe vlera të shumta historike, kalaja ofron natyrën malore, klimën e mrekullueshme, thyerjet e forta te relievit por mbi te gjitha shtrirjen panoramike mbi gjirin e Vlorës.

Kreu  i monumenteve të Kulturës Agim Haxhiraj, sqaron se tashme ka një projekt konkret për restaurimin e plotë  por ai është shumë i kushtueshëm. Megjithatë, kalaja aktualisht është e vizitueshme.

Haxhiraj: Kemi vendosur portat në tre hyrjet e saj dhe kemi bërë një projekt restaurimit që ia kemi paraqitur Institutit të Monumenteve të Kulturës, por tani për tani kërkon shumë lekë për t’u implementuar. Aty çdo vit bëhet festa e fshatit Kaninë dhe mblidhen një numër i madh banorësh.

Kalaja e Kaninës është ndërtuar në shek.IV p.e.s në periudhën Ilire, rindërtuar nga Justiniani në shek.V si dhe meremetuar në vitin 1531 nga Sulltan Sulejmani.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com