Katër klandestinë nga Siria dhe Irani kapen në Kapshticë

Përmirësimi i kushteve atmosferike duket se ka rikthyer Shqipërinë në rrugën e klandestinëve nga vendet e lindjes drejt Bashkimit Europian.

Katër emigrantë u kapën në kufirin e gjelbër në Kapshticë këtë të premte.

Ata ishin dy meshkuj e dy femra, nga Siria dhe Irani.

Emigrantët po merren në pyetje në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndërsa më pas pritet të trasnferohen drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com