“Katër PO!” Kalojnë vetingun tre gjyqtarë dhe një prokuror

Tre gjyqtarë dhe një prokuror kaluan me sukses vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj; gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi; dhe për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja.

Ishtë një ditë e ngjeshur kjo e sotmja për Komisionin e Pavarur të  Kualifikimit.

Konfirmohet prokurori Besnik Muçi 

Trupa gjykuese e KPK-së konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

Prokurori tha se vetingu do i sherbeje njerezve të drejtësisë si reflektim.

Procesi shumë i vështirë, por të shërben të jesh më koshient, më i vendosur dhe i përgjegjshëm në ushtrimin e funksioneve, dhe se je një shërbëtor i shtetit. Procesi nga ana e KPK-së ishte korrekt. Ia dola të provoj në mënyrë pozitive tre komponentët e vettingut. ” u shpreh prokurori pas vendimit.

Muçi është kandidat për KLP ndërsa ka qenë dhe një nga 7 kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përballë drejtueses aktuale, Arta Marku.

(Ne foto: Prokurori Besnik Muçi shtrengon doren me përfaqësuesin e ndërkombëtarëve në KPK)

Konfirmohet gjyqtari Dritan Hallunaj

Me emocioni priti konfirmimin në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

“Ndihem më i lehtësuar dhe ndjej keqardhje për kolegët që nuk e kalojnë këtë fazë.  Proces i lodhshëm dhe i vështirë” u shpreh prokurori ne prononcimin per media pas vendimit.

Hallunaj njihet si gjyqtari që i shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, i dënuar nga gjykatat më lart për vrasjen e komisar, Dritan Lamajt.

Ndërkohë PD kundështoi vendimin e KPK duke e quajtur këtë të fundit të varur nga Rama.

Konfirmohet gjyqtarja Brunilda Kadi dhe gjyqtari Gentian Medja

Po ashtu u konfirmua në detyrë dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi. Por KPK vendosi transferimin e një ndër vendimeve të gjyqtares në KLD për të vlerësuar nëse ka shkelje disiplinore

“Gjithashtu vendosi transferimin e çështjes civile të regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë me nr 9821/ 1649, datë 23 maj 2017 pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore” u shpreh kryesuesi Lulzim Hamitaj.

Bëhet fjalë për një denoncim nga një shtetas spanjoll.

 “U befasova nga pjesa e dytë e vendimit të KPK. Eshte nje ankim i një shtetasi të huaj që jo vetëm i pabazuar në ligj por dhe abuziv” u shpreh gjyqtarja pasi dëgjoi vendimin.

Trupi gjykuese përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues,  Roland Ilia relator, Fildes Shuli anëtare.

Po sot u konfirmua dhe gjyqtari pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja.

(Në foto: Gjyqtari Gentjan Medja)

(Ne foto: Gjyqtarja Brunilda Kadi)

(Ne foto: Prokurori Besnik Muçi)

(Ne foto: Gjyqtari Dritan Hallunaj)

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com