Këpucët ose mania femërore. Meshkujt pëlqejnë të dalin “me taka”

Taket e larta e kanë anën e tyre pozitive, si edhe të kundërtën.

Sipas një studimi francez, femrat me taka kanë më shumë avantazhe në sytë e meshkujve, të cilët, siç duket, ka më shumë gjasa të sillen më mirë ndaj femrave, nëse ato kanë veshur taka të larta.

Gjatë studimit, hulumtuesit kryen disa eksperimente të veçanta për të shqyrtuar lartësinë e takave nga jo të larta, mesatarisht të larta dhe të larta .

Në njërin eksperiment, një femër iu afrua njerëzve në rrugë për të përfunduar një studim; në një tjetër, një gruaje “aksidentalisht” i bie çanta në tokë, për ta parë nëse do ta ndihmojnë njerëzit.

Në të dyja këto eksperimente, të dyja femrat mbanin taka në lartësitë që u përmendën më lart. Dhe në eksperimentin e tretë, një grup femrash me taka në lartësi të ndryshme, qëndronin të ulura në një bar, ndërsa hulumtuesit studiuan shpeshtësinë që meshkujt kishin vërejtur secilën prej tyre.

Në secilin rast, meshkujt tërhiqeshin më shumë ndaj atyre femrave me taka të larta. Autorët besojnë se kjo është për shkak të reputacionit kulturor të këpucëve: Takat e larta, në vetvete janë të portretizuara si seksi në media ose të paktën, në Francë.

Shpjegimi mbi hulumtimin, vazhdon kështu: “Në mënyrë të pandërgjegjshme, ka më shumë gjasa që meshkujt të reagojnë dhe të sillen më mirë me femrat, nëse ato kanë taka të larta”.

Por, para se të vendosni për këpucët me taka të larta, mos harroni që ato të jenë në përputhje me rahtinë e shuptës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com