Kisha e Kosinës me vlera të rralla kulturore do restaurohet

Kisha e Kosinës në Përmet, e dyta për nga vjetërsia në Ballkan do t’i nënshtrohet restaurimit.

Një projekt i Institutit të Monumenteve në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe kishën ortodokse me vlerë 50 milion lekë, parashikon ndërhyrje në pjesën e jashtme dhe të brendshme të kësaj kishe me qëllim rikthimin e elementeve të autencitetit dhe konsolidimin e pikturave murale. Sipas ministres Kumbaro restaurimi I kishave është pjesë e projektit të qeverisë shqiptare për ta bërë Përmetin një ndër zonat më të preferuara turistike.

KumbaroMbas kishës së Banjës, në të cilën ne kemi filluar punimet, jemi në një kishë të dytë të zonës së Përmetit, e cila është një zonë turistike e jashtëzakonshme jo vetëm për natyrën dhe Luginën e Vjosës, por edhe për kishat shumë të bukura që ka, dhe që janë pjesë e projektit tonë për ta bërë Përmetin një ndër zonat më të preferuara turistike.

Ndërhyrja e fundit në këtë kishë mbi 500 vjeçare, monument kulture e kategorisë së parë, daton në vitet ’80, por teknikat e përdorura nuk kanë qenë ato të duhurat.

Projekti më i fundit parashikon rindërhyrje edhe në këto pjesë të restauruara duke vënë në funksionim teknikat e kohës. Kumbaro theksoi se projekte të tilla restauruese synojnë nxitjen e turizmit familjar edhe në vende të tilla si Kosina.

KumbaroKjo edhe sfida e trashëgimisë kulturore që të përballemi me të kaluarën për ta ruajtur.

Kisha e Kosinës është e njohur jo vetëm si një objekt monument kulture me vlera të rralla kulturore dhe arkitektonike. Ajo u vendos në qendër të vëmendjes në vitin 2011 për shkak të zhvarrosjes së 69 eshtrave shekullore me pretendimin e përfaqësuesve të kishës ortodokse se bëhej fjalë për ushtarë grekë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com