Klima ekonomike – Gaoli takim me Ramën e Nishanin: Shqipëria pozicion strategjik në rajon

Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Rama kanë pritur në takime të veçanta zv.kryeministrin kinez Zhang Gaoli, në vizitë e tij dy ditore. Mërrëdhënia mes dy vendeve dhe klima pozitivie janë vlerësuar në bisedat mes tyre si një nxitje për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet kineze në Shqipëri. Pala shqiptare ishte mirënjohëse për vëmendjen që shteti i Kinës i kushton Shqipërisë në aspekt ekonomik. Delegacioni kinez premton zgjerim të investimeve për Shqipërisë për pozicionin strategjik të saj në rajon.

Zëvendëskryeministëri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli u prit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sot në një takim të veçantë. Presidenti Nishani e konsideroi si një shenjë domethënëse miqësie, vëmendjen që Kina dhe zyrtarët e saj më të lartë po i kushtojnë në vitet e fundit marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe një nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si ato institucionale e politike, ashtu edhe ato ekonomike e kulturore.

Presidenti vlerësoi gjithashtu se, në dekadën e fundit këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet në kushtet e reja të zhvillimeve rajonale e globale.

Delegacioni kinez u prit edhe nga Kryeministri Edi Rama ku u veçuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore. Kjo klimë pozitive do të shndërrohet në gjenerator të nxitjes së më shumë bashkëpunimeve ekonomike dhe investimeve kineze në Shqipëri.

Pala kineze theksoi se pozicioni i Shqipërisë në rajon është strategjik dhe se e shohin të nevojshme rritjen e mekanizmave të bashkëpunimit ekonomik për të nxitur investimet private. Aktualisht, Kina ka disa iniciativa bashkëpunimi në rajon, ku Shqipëria është pjesë, si platforma CEEC 16+1 apo “Një brez, një rrugë”. Hapësira e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve mund të zgjerohet edhe në kuadër të këtyre nismave.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com