Klubi Tirana në zi, ndahet nga jeta ikona bardheblu, Ali Mema

Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të hidhur pasditen e sotme.

Një prej ikonave të skuadrës së Tiranës, Ali Mema është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare, duke lënë pas një thesar të pasur me gola dhe asiste.

Ish futbollist dhe një ish-trajner ishte pjesë e rëndësishme e historisë së 24 herë kampionëve të vendit, teksa humbi jetën pas një sëmundje të rëndë. Kujtojmë që Ali Mema është babai i trajnerit aktual të Tiranës, Ardian Mema.

Homazhet do të mbahen nesër, nga ora 10:00 – 12:00 pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com