“Komedi në Erresirë” ju pret sërish në teatrin “Kujtim Spahivogli”

Shfaqja “Komedi në Erresirë” nga Petter Shafer ka qënë një sukses absolut ne vitin 1982. Që atëhere ajo vazhdon të ketë të njëjtën jehonë ,një sukses i ethshëm në çdo vënd të botës ku vihet në skenë.

Për herë të parë ajo vjen në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ,nga regjizorja Najada Elmazi, me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, si :Gentian Zenelaj,Marjana Kondi,Laura Nezha,Laert Vasili,Mehmet Xhelili,Eglantina Cenomeri,Gerald Sejdini ,Karafil Shena , skenografia nga Beqo Nanaj dhe ass.regjisore Elvana Elmazi. Shfaqja ka mbushur sallën këtë fundjavë ku nuk kanë munguar duartrokitjet.

Sa i përket ngjarjes, ajo zhvillohet në apartamentin e Brindsli Milerit ,një sculptor Ivarfër . Ai ka nisur një marrdhënie të re me Karolin, dhe do të fejohen së shpejti. Harold Gorinxh, një homoseksual i apasionuar mbas antikuareve, jeton përball ;znj.Furnival një antialkooliste beqare,fobike nga errësira jeton sipër .

Brindsli ka vjedhur mobiljet e Haroldit për t’i bërë përshtypje babait të fejuarës së tij, Kolonelit Melket, dhe një koleksionisti mjaft të pasur që është i interesuar për të blerë veprat e tij artistike Z.Bamberger.

Një siguresë dritash prishet dhe e gjithë ngjarja zhvillohet në errësirë të plotë. Shupanzing ështe elektricisti te cilin e ngatërrojnë me Z.Bamberger, i cili i jep një kthes të papritur veprimit dramatik.

Blerja e veprave të artit do të ndryshoj të ardhmen e Brindslit,por situata bën një kthesë të papritur kur Harrold Gorinxh vjen papritmas dhe Brindsli duhet te kthej mobiljet te komshiu ,znj. Furnival që fillon të pije …të gjithë personazhet suprizojnë me shëndrrimin që pësojnë rrugës. Klea, ish e dashura e Brindslit, e cila kthehet papritur ka një qendrim moral në pjesë ,ajo i demaskon të gjithë.

Titulli i veprës ka një dykuptimësi. Një konvencion, fjala “Errësirë” do të thotë një shumllojshmëri gjërash nga mungesa e dritës. Brindsli do ti mbajë të ftuarit e tij në errësirë si figurativisht dhe literalisht.

Gjëndja e komedisë në errësirë është si një tren i arratisur.Në fillim te lojës treni niset ngadalë duke u përshpejtuar por frenat dalin jashtë kontrrollit.Shfaqja ka një ritëm të shpejtë,energjik ku karakteret e personazheve zbulohen kur ata ballafaqohen me rrethanat që nuk mund ti kontrrollojnë.

Shfaqja do të vazhdojë edhe këtë fundjavë nga datat 1,2,3,4,5,6 qershor në teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com